Sport

Shaqiri kujton kalimin nga Baseli në Bayern

Përvojat më të bukura të Shaqirit në Basel ishin fitorja ndaj Manchester United 2:1 në Ligën e Kampionëve, si dhe dy titujt e kampionit

Xherdan Shaqiri është njëri nga yjet e futbollit në Evropë. Ai kujton kohën kur u transferua në Bayern. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kjo për mua ishte një marrëveshje e jashtëzakonshme dhe një transferim i madh”, ka thënë Shaqiri, shkruan ‘Blick’.

 

Ai u transferua në Bayern për 15 milionë franga. Shaqiri është vetëm transferi i katërt më të mëdha nga Bernhard Heusler dhe Georg Heitz. Ata shitën tetë lojtarë për rreth 130 milionë franga zvicerane. Transferimi më i shtrenjtë ishte Embolo në Schalke për 30 milionë.

 

“Ata nuk ishin vetëm presidenti dhe drejtori sportiv, por njerëz të veçantë. Gjithmonë objektiv dhe nganjëherë vetëkritik. Kjo i bën ata të veçantë për lojtarët. Dikush mund të argumentojë me ta dhe e sheh duke qeshur pesë minuta më vonë”, thotë ylli shqiptar, përcjell albinfo.ch.

 

Përvojën më të bukura të Shaqirit në Basel ishin fitorja ndaj Manchester United 2:1 në Ligën e Kampionëve, si dhe dy titujt e kampionit. “Në përgjithësi iu kam borxh shumë atyre”, ka përfunduar Shaqiri.