Autotech

Shefi i Apple u pasurua për më shumë se 100 milionë dollarë për një vit

Shefi ekzekutiv i Apple-it, në vitin 2017, është pasuruar për rreth 102 milionë dollarë.

Gjatë vitit 2017 ai ka fituar pagë të majme prej 3 milionë dollarësh dhe bonuse, por ishin aksionet që ia shtuan pasurinë më të madhe, transmeton Albinfo.ch.

Siç shkruan “Bloomberg”, Cook ka fituar përmes aksioneve të tij edhe 89.2 milionë dollarë të tjera.

Në vitin e fundit ai kishte udhëtuar vetëm me aeroplan privat, pasi, siç raportohet, kompania ka kërkuar siguri më të madhe për shefin e vet ekzekutiv.