Shkurt.ch

Shërbimi Informativ ka kërkuar dëbimin e 14 azilkërkuesve të rrezikshëm

Te 14 azilkërkues, autoritetet kanë parë rrezik për sigurinë dhe u kanë rekomanduar organeve të azilit që të hedhin poshtë kërkesat e këtyre personave për azil

Nga 27000, sa ka qenë numri i përgjithshëm i kërkesave për azil që janë bërë në Zvicër gjatë vitit të kaluar, Shërbimi Federal i Informimit (NDB) ka shqyrtuar 5202. Me atë rast, te 14 azilkërkues, autoritetet kanë parë rrezik për sigurinë dhe u kanë rekomanduar organeve të azilit që të hedhin poshtë kërkesat e këtyre personave për azil.

Këtë njoftim e jep gazeta „SonntagsBlick“ duke ju referuar informacioneve të marra nga Zyra Federale e Policisë (Fedpol).

Po sipas këtij njoftimi, NDB që nga viti 2010 në gjithsej 41 dosie ka rekomanduar hedhjen poshtë të azilit, pasi që personat në rastet e përmendura përbëjnë rrezikshmëri për rrethin. Në këto raste, personave të apostrofuar u jepet vendimi për dëbim dhe teorikisht, ata duhet ta lëshojnë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por, në rast se jetësimi i dëbimit bëhet i pamundur, ata fitojnë një qëndrim të përkohshëm (Viza F) dhe ndaj tyre ushtrtohet mbikëqyrje policore.