Sport

Shkelzen Gashi kalon te Grashoppers

Shkelzen Gashi është transferuar te skuadra e Grashoppers-it. 24-vjeçari ka firmosur kontratë tri vjeçare me kampionin rekord të Zvicrës

Mesfushori me origjinë kosovare luan që nga shkurti 2011 në fanellën  e FC Aarau.

Ai tek Grashoppers është transferuar si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me FC. Arau.

Gashi  këtë edicion ka shënuar 17 gola për FC. Arau.

“Unë jam i kënaqur që ne kemi arritur që të angazhojmë një tjetër lojtar të talentuar, si Shkëlzen Gashi. Ai ka dëshmuar aftësitë e tij gjatë këtij sezoni në  FC Aarau, dhe shpresojmë se ai do ta konfirmojë këtë edhe me ne, “tha trajneri i Grashoppers, Uli Forte