Bota
Shpëtohen të gjithë futbollistët e ngujuar në një shpellë në Tajlandë
Siç është raportuar nga vendi i ngjarjes të gjithë djelmoshat janë mirë me shëndet dhe nuk kanë ethe
Në aksionin e shpëtimit të 12 djelmoshave dhe trajnerit të tyre që për disa ditë ngecën në një shpellë, gjatë ditës është shpëtuar edhe personi i fundit. Ekipet e shpëtimit herët në mëngjes kishin vazhduar aksionin për të nxjerrë nga shpella edhe pesë personat e mbetur, e shiu në atë zonë e kishte vështirësuar shumë situatën.
Siç është raportuar nga vendi i ngjarjes të gjithë djelmoshat janë mirë me shëndet dhe nuk kanë ethe. 12 djelmoshat në moshë nga 11 deri në 16 vjet dhe trajneri i tyre ndodheshin të bllokuar në këtë shpellë që nga 23 qershori.
Zhytësit i gjetën ata në një pjesë të shpellës rreth 4 kilometra nga hyrja. Për më tepër shkaku i kushteve klimatike edhe shpëtimtarët disa herë ngecën në aksionin e tyre derisa një zhytës kishte vdekur para disa ditësh.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën