Sport

Shqipëria luan me Austrinë në muajin mars

Tashmë është zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës me përfaqësuesen e Austrisë. Ndeshja miqësore mes dy ekipeve të kualifikuara për në “Euro 2016” do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Stadiumi i Vjenës “Ernst Happel” pritet të shndërrohet në ngjyrat kuq e zi, pasi që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Austri dhe që nga tash kanë filluar të mendojnë për t’u organizuar sa më mirë për të përcjellë këtë lojë futbollistike. Ndeshja do të luhet më 26 mars, duke filluar nga ora 17.30, raporton albinfo.ch.

Përfaqësuesja austriake gjendet ne grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë, Shqipëria luan në grupin A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur gjashtë herë kundër Austrisë, duke mos shënuar asnjë fitore. Ajo ka pësuar në këto takime 13 gola dhe ka shënuar vetëm 1. Të gjitha takimet janë zhvilluar në vitet 1980-ta.

Albinfo.ch