Lajme
Shqipëria, probleme me refugjatë të brendshëm
Shqipëria është bërë një vend transit për refugjatët. Shumë prej tyre shpresojnë që të arrijnë në Itali, edhe nëse kjo rrugë është e rrezikshme, duke kaluar me varkë në Mesdhe
Derisa numri i madh i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur përsëri, vendi po përballet me një problem të refugjatëve të brendshëm, shkruan ‘tol.org’.
Fluksi i refugjatëve në Gjermani nuk ka treguar shenja të ndaljes. Sipas të dhënave nga ‘Eurosat’, mijëra shqiptarë që kanë aplikuar nga prilli kanë arritur shifrën pothuajse 10 mijë, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë shpallur si vende të sigurta dhe kjo do të thotë se aplikimet për azil me shumë gjasa do të refuzohen. Ky veprim për t’i ndalur njerëzit për të emigruar duket se nuk ka pasur shumë efekt.
Por, në vitin 2015 numri i azilkërkuesve ka qenë katër herë më i madh se në këtë vit. Refugjatët shqiptarë nuk janë të vetmit njerëz që janë në kërkim të një rruge në Gjermani. Shqipëria është bërë një vend transit për refugjatët. Shumë prej tyre shpresojnë që të arrijnë në Itali, edhe nëse kjo rrugë është e rrezikshme, duke kaluar me varkë në Mesdhe.
Italia dhe Shqipëria kanë punuar së bashku për luftimin e kontrabandimit të refugjatëve në gjithë Mesdheun. Megjithatë, numri i trafikantëve po rritet, derisa njerëzit janë të dëshpëruar.
Refugjatët shqiptarë ishin grupi i dytë më i madh që kërkuan në Azil në Gjermani, pas sirianëve, kurse kosovarët ishin në vendin e tretë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën