Kultura
Skulpturat e Leunora Salihut në galerinë prestigjioze në Dyseldorf
Se ajo është në rrugë e sipër drejt përpunimit të një gjuhe të mëvetësishme artistike prej skulptoreje, e ka kuptuar qysh herët juria e “Bergische Kunstpreis” kur ia ndau këtë çmim prestigjioz
“Puna ime skulpturale karakterizohet nga konfrontimi mes kushteve dhe vetive të materies dhe hapësirës” e përshkruan artin e saj Leunora Salihu. “Unë i radhis, për shembull, njëri pas tjetrit elemente të ndryshme formash për të hulumtuar ndërveprimin në mes të lehtësisë dhe peshës ose veprimin e lëvizjes në hapësirë”, thotë ajo për r-p.online.de
Leunora Salihu është lindur në Kosovë në vitin 1977. Se ajo është në rrugë e sipër drejt përpunimit të një gjuhe të mëvetësishme artistike prej skulptoreje, e ka kuptuar qysh herët juria e “Bergische Kunstpreis” kur ia ndau këtë çmim prestigjioz, transmeton albinfo.ch. Pastaj, në vitin 2012 Leunora pati fituar në Solingen çmimin artistik të Bankës Kombëtare të Gjermanisë. Tash, Koleksioni Artistik i NRW (Landit Nordrhein Westfallen) në galerinë K21 Ständehaus i ka lënë në dispozicion të punimeve të saj pavijonin Bel Etage të Muzeit të Dyseldorfit. Aty mund të shikohen dhe shijohen skulpturat voluminoze të Leunorës deri më 10 shtator.
Një rëndësi të veçantë për punimet e saj ka bazamenti i tyre. “Raporti në mes të bazamentit dhe skulpturës është një temë strukturore e punës sime”, thitë artistja. “Bazamenti mund të jetë partneri, shoqëruesi yt, një duplikat i skulpturës ose madhe edhe vetë skulptura”, komenton Salihu në një intervistë për Institutin e Goethes, përcjell albinfo.ch. Deri në qershor 2014 ajo ka qenë bursiste e programit rezidencial të këtij instituti në Tel Aviv.
Me rastin e prezantimit të punimeve të Leunorës, K21 shkruan: “një njohje enorme e materialeve përbën bazën e të gjitha punimeve të saj. Kjo për faktin se vetitë e materialeve që i fut në përdorim përcaktojnë edhe format përfundimtare të objekteve, edhe kur ato të ngjallin asociacione me industrinë, makinerinë dhe literaturën. Kështu, artistja është marrë në mënyrë intensive me qasjen letrare të Franc Kafkës me hapësirat, dhe është inspiruar nga kjo.
Leunora Salihu ka studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Pas emigrimit të saj nga Kosova në Gjermani ajo në vitin 1999ka filluar studimet e historisë së artit dhe gjermanishten në Kiel, shkruan albinfo.ch. Në vitin 2006 pastaj ka kaluar në Akademinë e Arteve në Dyseldorf ku ajo ka ndjekur master-klasën e profesorit Tony Cragg.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLeunora Salihu
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Gjermani
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën