Kultura

Soprano shqiptare falënderon bashkatdhetarët

“Me disa bashkatdhetarë pas premierës së Butterfly në Uashington DC. Faleminderit që më sollët një copë Shqipërie me vete”, ka thënë Ermonela Jaho

Soprano e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka pasur një debutim të jashtëzakonshëm në Operën Kombëtare të Ushingtonit.

Ajo me operën “Madama Butterfly”, ka mrekulluar edhe publikun amerikan, pasi më herët ishte paraqitur në mënyrë të shkëlqyer në Londër e Itali, si dhe në Nju Jork.

Jaho pas shfaqjes ka falënderuar bashkatdhetarët shqiptarë. “Me disa bashkatdhetarë pas premierës së Butterfly në Uashington DC. Faleminderit që më sollët një copë Shqipërie me vete. (Personeli i teatrit e ka porosi të veçantë për këdo shqiptar që vjen dhe do të më takoj pas shfaqjes, nga hyrja e artistëve)”, ka shkruar ajo në “Facebook:.

Publiku amerikan e ka pritur shumë mirë këtë shfaqje dhe ka brohoritur për minuta të tëra, duke u impresionuar edhe nga soprano shqiptare.