Lajme

Thirrje diasporës: Regjistrohuni „online“

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë ftuar që të regjistrohen „online“ për të krijuar regjistrin e diasporës dhe mërgatës

Një thirrje e tillë ka pasuar ekskluzivisht nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,
 
Kryeministri në largim i ka bërë një ftesë publike në rrjetet sociale për të gjithë shqiptarët e diasporës që ta mbushin formularin elektronik që gjendet në: http://rd.rks-gov.net/%28S%28p2hnvljn2eyzxlrihkrkfn45%29%29/Home.aspx

Thaçi në Facebook tha se diaspora kosovare ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë sonë dhe ka dhënë kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe në zhvillimin ekonomik.

“Unë besoj se kjo pjesë vitale e popullit tonë do të vazhdojë të luajë një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi”, ka theksuar Thaçi.

„Të dhënat e mbledhura do ndihmojnë qeverinë që të përmirësojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit duke mundësuar hulumtime të mbështetura në të dhëna cilësore dhe metodologji rigoroze“, thotë Thaçi.