Zhvillim

Zviceranët të interesuar për investime në Shëngjin

Shëngjini është kthyer në një destinacion me interes për investime zvicerane për shkak të pozicionit strategjik që ka në bregdetin shqiptar

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Cristofor Graff, zhvilloi një vizitë pune në këtë komunë,  ku është takuar me kryetarin e komunës Kacaj.   
 
Mes tyre është folur për projektet që po financon Qeveria e Zvicrës, pasi kjo e fundit ka interes në menaxhimin e pyjeve dhe zhvillimin e turizmit, raportojnë mediat lokale.   
 
“Zvicra e ka mbështetur këtë projekt që në fakt fokusohet në ekoturizëm dhe në pyje, por po shohim mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me qëllim që ta mbështesim Shëngjinin.
 
Aktualisht po shoh çfarë ndodh në terren dhe do raportojë në Zvicër për rezultatet. Dua të them që Zvicra për një kohë të gjatë do të vazhdojë të bashkëpunojë më Shqipërinë duke ofruar asistencë në fusha të ndryshme”, tha diplomati zviceran.   
 
Bashkëpunimi midis Komunës së Shëngjinit dhe Ambasadës së Zvicrës pritet të sjellë investitorë që përkthehet në përmirësim të infrastrukturës turistike të zonës bregdetare.