CH-Ballkani

Për një muaj, tre të vdekur nga Listeria

Listeria është bakteri e cila paraqitet me konsumimin e ushqimit të kontaminuar. Mosha e personave të vdekur është 72, 59 dhe një fëmijë i porsalindur

Gjatë muajit të fundit, 7 persona në Maqedoni janë prekur nga bakteria “Listeria” tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë, raportojnë mediet në Shkup duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë. Mosha e personave të vdekur është 72, 59 dhe një fëmijë i porsalindur.

Listeria është bakteri e cila paraqitet më shpesh me konsumimin e ushqimit të kontaminuar me bakterin listeria, siç është mishi, prodhimet e qumështit dhe perime të palara mirë.
Gratë shtatzëna si edhe të porsalindurit, njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, si edhe të moshuarit, janë njerëzit veçanërisht më shumë të prekshëm nga Listerias, e cila mund të shkaktojë infeksion të gjakut, meningjit, si edhe komplikime të tjera të rëndë dhe potencialisht të rrezikshme për jetën.