Shkurt.ch

BE: Borxhet në nivel rekord

Borxhi në vendet e eurozonës vazhdon dhe rritet, raporton zyra statistikore evropiane "Eurostat".

Niveli i borxhit në 18 vendet e eurozonës arriti shifrën më të madhe gjatë tre muajve të parë të vitit, më shumë se 94 për qind të prodhimit ekonomik të vendeve në fjalë.

Greqia është në borxh  me 174 për qind, e ndjekur nga afër nga Italia me 135 për qind, Portugalia 133 për qind. Me 10 për qind borxhi më i ulët është raportuar në Estoni. BE-ja në fakt lejon borxhet maksimale deri 60 për qind të bruto produkti shoqëror (PBB)