Shkurt.ch

Dobësohet euro kundrejt frangut

Monedha euro nuk ka ndryshuar gjatë në tregun e valutave. Një kohë të gjatë euro ishte dy centë kundrejt frangut mbi normën minimale që ka miratuar Banka Nacionale

Euro ka rënë nën vlerën prej 1.21 franga. Euro lëviz ngadalë drejt normës minimale të këmbimit kundrejt frangut nga 1.20 franga që e kishte miratuar Banka Nacionale e Zvicrës në vjeshtë të vitit 2011. Kështu thotë Mark Hettinger, ekspert valutor në Credit Suisse.

“Që nga qershori është vërejtur një tendencë në rënie e euros kundrejt frangut zviceran, ngase normat e interesit në zonën e euros shënojnë rënie”, tha Hettinger.

Për zhvlerësimin e fundit të euros mund të ketë kontribuar Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Evropiane. Në një deklarim të premten e kaluar ai kishte paralajmëruar inflacion të ulët.