Shkurt.ch

Zvicra më afër titullit Davis Cup

Ekipi zviceran ka siguruar pikën e dytë në finalen e madhe të edicionit të 103 të « Davis Cup » falë dyshes Roger Federer dhe Stanislav Wawrinka

Zvicra është shumë afër titullit të parë në Kupën Davis. Kapiteni i përfaqësueses zvicerane shfrytëzoi në maksimum rregulloren duke bërë një ndryshim në castet e fundit për të rreshtuar në fushë dyshen e famshme që së bashku ka fituar edhe medaljen e artë 6 vjet më parë, në Olimpiadën e Pekinit, kur triumfoi ndaj ciftit suedez Thomas Johansson – Simon Aspelin.

Rregullorja lejon që formacioni në lojën dyshe të ndryshohet deri gjysmë ore përpara fillimit të takimit dhe Severin Luthi hoqi dorë nga dyshja modeste Chiudinelli – Lammer për ta zëvendësuar me dy tenistët më të mirë, që në fakt ishte edhe zgjedhja e duhur pasi bëhet fjalë për dy emra që bëjnë pjesë në katër tenistët më të mirë të botës.

Zvicra në finalen e Kupës Davis kundër Francës në Lille ka fituar 2: 1. Roger Federer dhe Stanislav Wawrinka munden dyshen franceze  Richard Gasquet dhe Julien Benneteau në 3 sete 6: 3, 7: 5 dhe 6: 4.