E-Diaspora

A “po ia tregon derën” Guardiola Shaqirit?

"Unë dëshiroj që në Bajern të kem lojtarë që duan të luajnë këtu. Nëqoftëse ndonjë lojtar nuk dëshiron të mbetet këtu, ai duhet të shkojë në një klub tjetër“

„Kush nuk do të rrijë, le të shkojë“.  Këto fjalë i ka thënë në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Hoffenheim-in Pep Guardiola, trajneri i famshëm i Bajernit të Munihut. Ndonëse ai nuk ka përmendur emra, duke njohur ankesat e shumta të Xherdan Shaqirit për trajtimin e tij në Bajern, këto fjalë duken të adresuara pikërisht për të.

„Unë dëshiroj që në Bajern të kem lojtarë që duan të luajnë këtu. Nëqoftëse ndonjë lojtar nuk dëshiron të mbetet këtu, ai duhet të shkojë në një klub tjetër“.

Shaqiri, i pakënaqur me vendin e tij në Bayern ka paralajmëruar disa herë gjatë verës se do të braktiste klubin. Por ishte klubi ai që nuk donte ta lëshonte, pasi që Xherdani ka një kontratë që e obligon të luajë deri në fund të qershorit 2016 për klubin më të madh gjerman.

Se deklarata e Guardiolës i drejtohej më së shumti Shaqirit flet edhe një deklaratë e para pak ditëve jo publike por e thënë “of the record”“ e trajnerit. „Jo inteligjent sa duhet“, duket të ketë thënë ai duke folur për Xherdan Shaqirin.

Ndërsa Othmar Hitzfeld, ish trajner i kombëtares së Zvicrës dhe më parë edhe i Bayernit e kishte kundërshtuar publikisht Guardiolën, duke marrë në mbrojtje „xhuxhin magjik“, siç e quajnë Shaqirin.