E-Diaspora

Stuttgart: Parandalohet përshkallëzimi i situatës në mes të shqiptarëve dhe serbëve

Pasi që serbët ankohen se ndjehen të provokuar nga shqiptarët, mobilizim i madh i forcave policore në Stuttgart

E gjithë rrëmuja filloi pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Serbisë (2: 1), ka pohuar zëdhënësi i policisë gjermane për “TAG24”: “Tifozët shqiptarë i provokuan përkrahësit serbë”.
Ndërsa shqiptarët po udhëtonin në grupe të vogla me nga rreth dhjetë persona, numri i serbëve është rritur me shpejtësi”, transmeton Albinfo.ch, deklaratën e zëdhënësit.
“Nga 50 deri 60 persona, më në fund shifra arriti në 250 deri në 300 persona”, ka vazhduar më tej zëdhënësi.
Në një afat të shkurtër, skena të turbullta u shkaktuan edhe në rrugën “Lautenschlagerstrasse”, ndërsa vërehej piroteknikë e djegur. Rreth 100 policë janë mobilizuar për të ndarë grupet. Me këtë rast është përdorur edhe gaz lotsjellës, i cili e preku një grua që pësoi lëndime të lehta. Përndryshe, sipas policisë gjermane, nuk ka pasur lëndime të tjera.
Gjithashtu, edhe dëme materiale nuk janë regjistruar. Rreth orës 23.30, gjithçka ka përfunduar.