Bota

Suedia kufizon pranimin e punëtorëve nga jashtë

“Punët që kërkojnë pak apo aspak arsimin do të mbushen së pari nga personat e papunësuar që janë tashmë në vendin tonë,” tha kryeministri këtij vendi, Lofven për gazetarët në Stokholm

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka thënë se vendi i tij do të kufizojë pranimin e punëtorëve nga jashtë. Këtë detyrohet ta bëjë për të siguruar më shumë vende pune për suedezët e papunësuar dhe refugjatët që tashmë janë në shtetin nordik.

Në vitin 2016, Suedia ka garantuar lejet e punës për 12,000 njerëz të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Këtu hyjnë jë rreth 4000 punëtorë që punojnë si pastrues, kuzhinierë, kamerierë dhe mekanikë, thotë zyra e emigracionit në Suedi, shkruan Al Jazeera, transmeton gazetablic.

“Punët që kërkojnë pak apo aspak arsimin do të mbushen së pari nga personat e papunësuar që janë tashmë në vendin tonë,” tha Lofven për gazetarët në Stokholm, të premten.

“Është e paarsyeshme që të kemi një migracion për punë që konsistojnë në punonjës restoranti apo pjatalarës kur ne kemi persona të aftë që kanë ardhur tashmë si refugjatë”, tha Lofven.

“Gjëja e parë që do të bëjmë është të theksojmë se çdokush që mund të punojë do të punojë,” tha lideri 59-vjeçar.