Bota

Të dielën do të evakuohen 70 mijë banorë të Frankfurtit

Evakuimi masiv është thënë të jetë operacioni më i madh në Gjermani që nga fundi i luftës,72 vjet më parë

Policia gjermane të dielën do të evakuojë rreth 70.000 banorë të Frankfurtit për çmontimin e një bombe të pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore.

Evakuimi masiv është thënë të jetë operacioni më i madh në Gjermani që nga fundi i luftës,72 vjet më parë.

Bomba britanike është e rëndë 1.4 tonë dhe është lëshuar nga një avion i Forcave Ajrore Britanike (RAF) gjatë operacioneve luftarake mbi territorin gjerman.

Bomba që britanikët e quajtën “blockbuster” nëse do të shpërthente kur e hodhën, do të shkatërronte disa zona përreth Frankfurtit, përcjell albinfo.ch.

U zbulua pranë Universitetit Goethe, rreth 2.5 kilometra nga qendra e qytetit dhe zona e saj tregtare.

Plani për evakuim përfshin gjithashtu Universitetin, Bankën Qendrore dhe spitalet. Ekspertët sigurojnë qytetarët se bomba nuk është tani një kërcënim.

Të shtunën e kaluar një operacion evakuimi prej 20,000 banorësh u krye në Koblenz dhe në maj të këtij viti, rreth 50,000 banorë të Hannoverit u evakuan pasi u gjetën tri bomba britanike të paeksploduara të armëve.