Bota

Të shtëna në Mynih, disa persona te plagosur

Disa persona u plagosën sot në mëngjes në një incident të armatosur në stacionin hekurudhor në afërsi të Mynihut. Policia thotë të ketë arrestuar sulmuesin.

Radio publike Bavareze, duke cituar burime të policisë tha se nuk mund të konsiderohet si sulm terrorist.

Zëdhënësi i policisë tha se nuk kishte asnjë rrezik për qytetarët, përcjell albinfo.ch.

AP raporton se incidenti ka ndodhur në stacionin e metrosë në periferi të Mynihut gjatë një kontrolli të policisë, por nuk specifikon nëse arma e përdorur është e policisë apo e të dyshuarit.

Sipas dëshmitarëve i dyshuari mori armën nga një oficere të policisë dhe qëlloi atë dhe kështu plagosi edhe disa të tjerë.