Bota

Të vdekur e të zhdukur pas stuhive në Misuri të Amerikës

Në Misuri të Amerikës, pas përmbytjeve pati të vdekur e të zhdukur.

Njëmbëdhjetë tpersona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në shtetin amerikan të Misurit, kanë njoftuar mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch .

“Moti i keq dhe erërat e forta ishin shkaku i incidentit. Shtatë persona po trajtohen në spital’’, tha polici Doug Radar për shtypin.

“Do të punjmë fort për ta vënë situatën nën kontroll’’, shtoi ai.

Erërat e forta dhe stuhitë kanë prekur zonën që dje në mbrëmje. Shpejtësia e erës ishte  mbi 100 kilometra në orë.

Shumë pemë u shkulën dhe linjat elektrike u dëmtuan gjatë stuhive.