Shkurt.ch

Treni godet për vdekje një 12 vjeçar

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e të premtes, rreth orës 19.45, kur vogëlushi po ecte përgjatë binarëve hekurudhorë në St-Triphon të Kantonit Vaud

Një djalë 12 vjeçar nga Eritrea ka humbur jetën i goditur nga treni në afërsi të stacionit hekurudhor St-Triphon të Kantonit Vaud, njofton sda.ch.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e të premtes, rreth orës 19.45, kur vogëlushi po ecte përgjatë binarëve hekurudhorë, transmeton albinfo.ch. Në atë moment vjen treni i nisur nga Aigle dhe e godet 12 vjeçarin duke e katapultuar në fushën e afërt. Ndihma e ardhur për të ishte e kotë, njofton policia e Kantonit Vaud, pasi që ai kishte vdekur në vendin e ngjarjes nga goditja e fortë.

Sipas disa informacioneve, djaloshi kishte ikur nga shtëpia (strehimorja) ku ishte i strehuar në Collombey (Valis) por nuk ka të dhëna më të detajuara rreth kësaj. Hetimet kanë filluar.