Kuriozitete
Turneu afrikan i një turkeje
“Turneu ynë afrikan ka qenë edhe i këndshëm, por edhe i frikshëm”, tha Söğüt, duke kujtuar terrenet shumë sfiduese nëpër të cilat kanë kaluar, të tilla si shkretëtirë, duna ranore dhe lugina
Një aventuriste turke është afër përmbushjes së ëndrrës së saj për të udhëtuar nëpër Afrikë me motoçikletë. Ajo përballet me terrenin e vështirë, ka hasur në hajdutë dhe më e keqja pothuajse humbi jetën duke ikur nga një sulm me hanxhar. Por pas kalimit të kufirit kenian në Etiopi, turkja në mesin e të 30-ve, Gülçin Söğüt, tha se tashmë ka kaluar pothuajse 50 mijë kilometra duke udhëtuar në kontinentin afrikan”.
Tashmë e famshme në mediat sociale mes popullit turk dhe duke inspiruar mijëra të tjerë, Söğüt tha se “ishte ëndrra e saj të udhëtonte nëpër Afrikë”. Me partnerin e saj evropian, Ferry Schouten, të dy u nisën në turne me buxhet prej vetëm 50 dollarësh. “Ai kishte zero përvojë me motoçikleta kur e takova për herë të parë”, tha ajo për partnerin e saj Schouten, të cilin e kishte takuar në Indonezi.
“Turneu ynë afrikan ka qenë edhe i këndshëm, por edhe i frikshëm”, tha Söğüt, duke kujtuar terrenet shumë sfiduese nëpër të cilat kanë kaluar, të tilla si shkretëtirë, duna ranore dhe lugina.
Deri tani, ajo ka udhëtuar tashmë në 32 vende afrikane dhe me Sudanin dhe Egjiptin të cilat pasojnë, turneu i gruas turke në Afrikë do të përfundojë javët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën