Bota

UBS gjobitet me 15 milionë dollarë në SHBA

UBS ka marrë një gjobë që ka shifrën disa milionëshe në SHBA për manipulimin e pretenduar të çmimeve të metaleve të çmuara. Banka do të paguajë një dënim prej 15 milionë dollarësh, tha agjencia rregullatore CFTC.

Jo vetëm kundër bankës së madhe zvicerane, autoriteti në SHBA të njëjtën procedurë ia imponuan “Deutsche Bank” me 30 milionë dollarë dhe bankës britanike HSBC prej 1.6 milionë dollarë.

Ishte një veprim i bashkërenduar nga CFTC, Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Policisë Federale FBI. Kishte edhe kallëzime penale kundër gjashtë tregtarëve të aksioneve që thuhet se kanë punuar për bankat. Ata akuzohen se kanë manipuluar me lëndët e para me metoda të paligjshme.