Lajme
Franca insiston në largimin e telefonave në shkolla
Ministrja franceze e Arsimit, Nicole Belloubet synon të eksperimentojë që nga viti i ardhshëm shkollor detyrimin që nxënësit të lënë smartfonët jashtë mureve të shkollës, mundësisht në dollapë të veçantë.
”E kam thënë disa herë se do të doja shumë që nxënësit tanë të mund të shkonin në shkollë pa telefon. Ne i dimë efektet e dëmshme që mund të sjellë kjo”, deklaroi ministrja duke marrë parasysh krijimin e dollapëve të posaçëm për telefonat.
”Kështu e imagjinoj, do të doja ta përjetonim nga viti i ardhshëm”, shtoi ajo.
Franca tashmë ndalon përdorimin e telefonave i në shkollë, por i takon çdo institucioni individual të përcaktojë metodat specifike të pajtueshmërisë me këtë rregull.
Belloubet beson, ndër të tjera, se ”ne duhet të mendojmë më mirë për përdorimin e mjeteve dixhitale në klasë, në veçanti tabletat dhe kompjuterët që vihen në dispozicion të studentëve”.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











