Kosova
Vendoset flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës
Në një situatë aspak të qetë dhe me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.
Flamuri i Kosovës është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër, që sigurisht ishte në masë më të vogël, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, i cili është kundërshtuar nga disa qytetarë, madje edhe fyer, se pse është larguar flamuri kombëtar.
Në lidhje me këtë çështje ka pasur shumë debate në ditët e fundit. Sidoqoftë, ishte urdhri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që flamuri kombëtar të zëvendësohet me atë shtetëror.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën