Bota

“Viktimat” franceze të vërshimeve, argëtohen në mes të rrugës

Për dy adoleshentë francezë moti i lig nuk përbën problem për t’u argëtuar nëpër rrugët e përmbytura të Parisit.

Ata u panë duke realizuar lëvizje fantastike mes pemëve, duke u tërhequr nga një kabllo. Babai i njërit prej dy të rinjve tha se shtëpia e tyre, e ndodhur afër lumit Seine, ishte përmbytur që nga e premtja, përcjell albinfo.ch.

Parisi dhe rajoni përreth janë goditur nga përmbytjet në rritje të lumenjve Seine dhe Marne, ku qindra banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.