Shqipëria

Vizitoni Tiranën për fundjavë, mes 19 destinacioneve më të mira në Evropë

Në mesin e këtyre vende është edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, duke u renditur në vendin e shtatë

Vera po afron dhe shumica po mendojnë për plazh dhe ku t’i kalojnë pushimet. Por, ka shumë nga ata që duan të pushojnë në vende të qeta, larg zhurmës, qoftë edhe për një fundjavë.

“Business Insider” ka zgjedhur 19 vende në Evropë, që janë shumë ‘cool’ për të kaluar fundjavën, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e këtyre vende është edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, duke u renditur në vendin e shtatë.

Eksperti Neil Cartwright ka treguar pse duhet vizituar Tiranën. “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura në Evropë, por njëra ndër më të mirat për ta vizituar për fundjavë. Tirana ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, një vend me shumë kulturë, dhe një qendër interesante politike. Është një qytet me shumë ngjyra”, thuhet në përshkrimin për Tiranën.