Maqedonia

Xhaferi: Fillim i mbarë në kthim të agjendës evropiane

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka pranuar Raportin e Progresit nga komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se ky është obligim të vazhdohet me reformat në rrugën drejt BE-së.

Xhaferi u thënë se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian është rezultat i mbështetjes së qytetarëve ndaj përpjekjeve të subjekteve politike, përcjell albinfo.ch.

Xhaferi theksoi se vizitat e Komisarit Han dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe fjalimi i saj para deputetëve pa dyshim paraqet një sinjal dhe mbështetje të qartë për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë, falë angazhimit të përforcuar të BE-së, bashkë me miqtë e saj ndërkombëtarë në vitet e kaluara, sot përsëri fuqishëm hapëron në rrugën e vet drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka thënë ai.