Sport

Xhaka rikthehet në Kombëtare?

Duke parë mungesat e shumta, Taulant Xhaka mund të rikthehet sërish në Kombëtaren shqiptare

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka mund të rikthehet në Kombëtaren shqiptare, duke marrë parasysh lëndimet e disa futbollistëve së fundi, shkruan albinfo.ch.

Lista e lojtarëve të lënduar te Shqipëria është e gjashtë, derisa ndaj Spanjës për shkak të kartonëve do të mungojnë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi.

Arlind Ajeti, Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti u lënduan së fundi, kurse ende nuk janë rikuperuar edhe Bekim Balaj dhe Ansi Agolli.

Duke parë të gjitha këto mungesa, trajneri Christain Panucci, mund të thërret në Kombëtare, Taulant Xhakën, shkruajnë mediat shqiptare.

Mesfushori i Baselit nuk është grumbulluar me Shqipërinë që një kohë të gjatë, fillimisht pas problemeve me Gianni De Biasi, e më pas edhe me Panuccin, por ky i fundit është shprehur i gatshëm t’i japë edhe një mundësi.