Uncategorized

Zuber: Absolutisht nuk ishte ndërhyrje e parregullt

Steven Zuber ka folur vetë për golin e shënuar kundër Brazilit, e vlefshme për të fituar një pikë në fazën e grupeve, shkruan blick.ch.

“Është çdoherë e bukur të shënosh një gol për vendin tënd. Dhe veçanërisht më e bukur, kur bëhet fjalë për një lojë mjaft të rëndësishme,” tha Zuber, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me ndërhyrjen e parregullt që mund të ketë shkaktuar Zuber gjatë golit kundër Miranda, ai vetë thotë se këto shprehje janë “turp” dhe se “për mua ishte absolutisht gjithçka e rregullt”.