Shkurt.ch
Zvicër: Dënohet për ryshfet me një përgjegjës së Zyrës federale
Një menaxher i biznesit, i cili ishte munduar të korruptojë një menaxher të projektit të Zyrës Federale për Mjedisin (BAFU), është dënuar me një gjobë prej 21.600 frangash zvicerane. Ministria Publike e konfederatës e dënoi atë për korrupsion dhe keqmenaxhim të bashkëpunimit.
Biznesmeni u dënua me 80 ditë gjobë (270 franga për çdo ditë), sipas urdhëresës penale, e cila u shqiptua në korrik dhe u transmetua të mërkurën nga e përditshmja gjermanofolëse “Berner Zeitung”. I interesuari kishte paguar “dispozita” me një shumë prej 12.700 frangash në llogari private të zyrtarit federal, i cili nuk i kishte prekur akoma.
Këto transfere të parave shpërblenin angazhimin personal për kompaninë e biznesmenit të lartpërmendur. Këto shkëmbime financiare janë bërë në mes të prillit dhe dhjetorit 2009.
Shefi i kompjuterit, i licencuar
Ministria Publike e Konfederatës (MPC) ka bërë hetime që nga viti 2010 për keqmenaxhim në BAFU. Procedura e biznesmenit prek edhe pesë persona të tjerë, prej të cilëve edhe një ish-punonjës i Zyrës federale.
Organi në fjalë pati ndërprerë në vitin 2012 një projekt IT prej disa milionë frangash pjesërisht për shkak të këtij hetimi penal. Humbja e gjeneruar duhet të jetë rreth 6.1 milionë franga. Zyra Federale e kishte larguar nga puna kreun e kësaj zyre informative.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën