Shkurt.ch
Zviceranët kanë në zotërim privat 865 mijë armë të regjistruara
Ky numër është për 73.000 më i madh se ai i regjistruar një vit më parë. Ndërsa para pak vitesh, në zotërim të qytetarëve zviceranë ishin rreth 600 mijë armë zjarri
Numri i armëve të zjarrit që qytetarët zviceranë i mbajnë të regjistruara dhe me lejen përkatëse po vjen duke u rritur. Kështu, siç shkruan gazeta e së dielës „SonntagsBlick“, sot në familjet zvicerane janë 865 mijë armë të regjistruara në platformën ndërkantonale që shërben për këtë qëllim.
Se kemi të bëjmë me një trend të rritjes së konsiderushme tregon fakti se ky numër është për 73.000 më i madh se ai i regjistruar një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa para pak vitesh, Departamenti Federal i Dresjtësisë konsideronte se në zotërim të qytetarëve zviceranë ishin rreth 600 mijë armë zjarri.
Numrit të armëve në zotërim privat, duhet t`ia shtojmë edhe numrit prej rreth 900 mijë armësh të ushtrisë dhe një numër të panjohur të armëve në posedim ilegal.
Në Zvicër prej vitesh zhvillohet një debat lidhur me traditën e këtushme mjaft të theksuar të armëmbajtjes, shkruan albinfo.ch. Njëra palë në debat kërkon që të ashpërsohet procedura e regjistrimit të armës për personat privatë për shkak të rrezikut që ato të përdoren për vrasje.
Ndërsa pala tjetër e kundërshton këtë, duke e quajtur armëmbajtjen traditë zvicerane dhe duke argumentuar se Zvicra, me gjithë numrin mbimesatar të armëve në zotërim privat, ka njërën ndër shkallët më të ulëta të vrasjeve në botë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën