Sport

Zvicra fiton bindshëm ndaj Estonisë 3:0

Në Lucern, Zvicra mundi me rezultat bindës 3:0 kundër Estonisë, në një takim të vlefshëm për kualifikimet e Euro 2016. Një supergol e ka shënuar Granit Xhaka.

Zvicra në këtë ndeshje është paraqitur me 3 futbollistë shqiptarë. Nga fillimi kanë luajtur, Behrami dhe Shaqiri ndërsa Xhaka është ndërruar në minutën e 86-të.

Zvicra ka arritur që të kalojë në epërsi me Schar në fillim të takimit, në minutën e 17-të.

Shaqiri ka asistuar në tre golat për përfaqësuesen e Zvicrës.

Golin e dytë, më të mirin në këtë ndeshje  e ka realizuar mesfushori shqiptar Xhaka në minutën e 10-të.

Halil Seferoviqin ka realizuar në minutën e 80-të, golin e tretë pas asistimit të Shaqirit.

Me këtë fitore, Zvicra tashmë ka siguruar vendin e tretë në Grupin E në kualifikimet për Euro 2016.