Shkurt.ch

Zvicra shton kontrollet ndaj mishit nga Brazili

Zyra Federale për Sigurinë e Ushqimit (BLV) ka shtrënguar shërbimin e saj veterinar kufitar për të kryer inspektime më të rrepta për dërgesat e produkteve të mishit nga Brazili.

Sipas BLV, katër kompani nga Brazili nuk janë lejuar të eksportojnë prodhimet e mishit në BE apo në Zvicër. Tri nga këto ferma gjithashtu kanë eksportuar produktet e mishit në Zvicër.

BLV bashkëpunon me autoritetet e BE-së dhe Brazilit dhe ka kërkuar sqarime të mëtejshme të skandalit të ushqimit. Nëse është e nevojshme, do të merren masa për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve në Zvicër.

Brazili, me një pjesëmarrje prej 20 për qind të importeve, është një furnizues i rëndësishëm i mishit për Zvicrën. Sipas autoriteteve zvicerane dhe përpunuesve të mishit, megjithatë ka shumë gjasa që konsumatorët të kenë konsumuar mish të kontaminuar në Zvicër.

Skandali me mishin e prishur nga Brazili ishte bërë publik në fund të javës së kaluar, pas hetimeve dyvjeçare të policisë. Dhjetëra punëtorë të kujdesit shëndetësor kanë marrë ryshfet për të lejuar shitjen e mishit të prishur. Të paktën 30 persona tashmë janë arrestuar.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit dhe pulave dhe ka furnizuar 150 vende. Disa shtete ndaluan tashmë importet nga ky vend amerikano-jugor.