Kosova
Pak bashkatdhetarë vizitojnë Kuvendin, edhe më pak deputetë dolën për t’i pritur
Edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës ka organizuar aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku të gjithë bashkatdhetarët mund ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetët, përcjell albinfo.ch.
Por, interesimi i mërgimtarëve për ta vizituar këtë institucione në mëngjesin e sotëm ishte mjaft i vogël. Mirëpo, as për t’i pritur nuk është që deputetët e kishin marrë seriozisht.
Këtë ditë të pushimit të tij në Kosovë, Visar Bakolli, i cili që 15 vjet jeton në Gjermani, kishte zgjedhur që ta nisë duke e vizituar Kuvendin e Kosovës, ku ka shprehur edhe shqetësimet e tij si mërgimtar.
Teksa shpreh pakënaqësitë e tij ndaj punës së Kuvendit të Kosovës, Bakolli thotë se problem për ta mbetet funksionimi i arsimit shqip në Gjermani, si dhe mundësia e votimit për shkak të heqjen së nënshtetësisë, meqë Gjermania lejon vetëm një nënshtetësi.
“Si po shihet brenda Kuvendi është shumë mirë , por ne si diasporë, megjithëse unë nuk jam shumë gjatë në Gjermani, jam qe 14-15 vjet, mirëpo me punë nuk jemi të kënaqur absolutisht aspak. Ne si diasporë na preokupojnë shumë gjëra ku fëmijët tanë ose mësuesit tanë nuk paguhen nga Qeveria e Kosovës, por paguhen nga gjermanët, edhe pse atje disa republika nuk i paguajnë fare …Unë që tre vjet jam shtetas gjerman, më është imponuar ta prish shtetësinë ku tani nuk besoj që kam të drejtë për të otuar ku shtetet tjera kanë mundësi me bashkëpunim, Qeveria e Kosovës dhe Gjermaninë ka mundësi dy shtetësi me i pas atje”, thotë ai.
Ai thotë se shpresa e vetme për zgjidhjeve e problemeve të diasporës mbetet zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.
“Mbajmë një shpresë tek zotëri Albin Kurti që kur të bëhet kryeministër t’i jap një kahje tjetër shumë më të bukur dhe më të mirë, sepse është njëri shumë i aftë, janë lodhur të gjithë me Thaçin, Ramush, me të gjithë i kemi provuar këtë se kemi provuar ende”, shprehet Bakolli.
Shqetësimet e këtij mërgimtari i dëgjoi dhe iu dha përgjigje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi i cili tha se kërkesa për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në mërgim është e nevojshme.
Duke i konsideruar diasporën si një resurs shumë me vlerë për Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes tha se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme ndaj kësaj vlere të shoqërisë sonë.
Lajqi tutje tha se në vendet që nuk njihet pasaporta e Kosovës duhet të shikohet mundësia për të krijuar kushte për votim për qytetarët e Kosovës që jetojnë atje.
“Kërkesa për ta mbajtur atje arsimin në shqip që është shumë e nevojshme , mundësia e financimit që kishte me qenë shumë e nevojshme , por duhet të gjendet forma e transferit, përkrahje duhet të jetë unike. Edhe zhvillimet tjera kulturore dhe organizimet që bëhen për manifestime të ndryshme , madje organizimi me shoqata atje është i drejtë dhe këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë dhe të mund të shohim ne nga ana tjetër se çka mundemi nga ana tjetër të ndihmojmë , përfaqësimin e tyre në punën e Kuvendit, përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës me deputet, madje deri në shkallën e ministrive”, tha Lajqi.
E mungesën e deputetëve që kanë dal t’i mirëpresin bashkatdhetarët që do e vizitojnë Kuvendin e Kosovës, Lajqi e arsyetoi duke thënë se tani është koha e pushimeve.
Ndryshe dyer e Kuvendit të Kosovës do jenë të hapura për bashkatdhetar sot deri në orën 16:00, si dhe gjatë ditës së nesërme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














