Bota
Goditet një organizatë italo-shqiptare që merrej me drogë dhe armë
Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë zhvilluar mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, ku si rezultat i këtij operacioni është goditur një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.
Sipas policisë, operacioni “BROKERS” u zhvillua për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marihuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.
“Operacion me shtrirje kohore prej 4 vjetësh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri. Më datë 17.01.2020 u zhvillua operacioni i përbashkët policor “BROKERS” midis Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër.
Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania. Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit.
Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.
Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina”, thuhet në komunikatë. Kjo organizatë sipas Policisë, e kishte qendrën në qytetin e Foggias.
“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri. Policia e Shtetit, si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here tregoi profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë te Policia italiane gjatë gjithë fazave të operacionit.
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm me policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin”, thuhet në komunikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?