Bota

​Shoferët ukrainas i rrahin keq shoferët serbë në kufirin Ukrainë-Rumani

Gjashtë shoferë serbë të kamionëve u rrahën brutalisht në vendkalimin kufitar midis Ukrainës dhe Rumanisë, në vendkalimin Gjakovo-Halmeu, rreth një orë pas mesnatës së kaluar.

“Ata u rrahën nga shoferë të kamionëve ukrainas dhe, ndërsa u goditën, ata bërtitën se ‘kjo është Ukraina’ dhe se ky është kufiri i tyre”, raportojnë mediat serbe.

Një grup shoferësh serbë të rrahur sqaruan se rasti ndodhi në kufirin midis dy vendeve – pak para hyrjes në Rumani, gjatë kthimit të tyre për në shtëpi, përcjell albinfo.ch.

“Ata rrahën gjashtë prej nesh, tre prej nesh janë rrahur keq”, ka thënë njëri nga shoferët.

Shoferët e kamionëve serbë nuk kanë dashur të tregojnë arsyet pse janë rrahur nga ‘homologët’ e tyre ukrainas.