Lajme
Zvicra mbështet Kosovën me 18 milionë euro në burimet ujore
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1”.
Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, ky program pritet të financohet nga Qeveria Zvicerane me rreth 20 milionë franga zvicerane, mbi 18 milionë euro dhe do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë, nga viti 2021 deri 2025, është rreth 8.5 milionë.
“Ndërsa, Qeveria e Kosovës pritet të ketë bashkëfinancim rreth 6 milionë franga zvicerane (mbi 5 milionë euro) për tërë projektin, ndërsa për fazën 1 do të ketë kontribut 1.7 milionë (mbi 1.5 milionë euro). Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë rëndësi të madhe sektorit të ujërave, gjë që ka rezultuar në krijimin e partneriteteve zhvillimore. Marrëveshja e nënshkruar sot është indikator që Qeveria po punon në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e ambientit dhe menaxhimin e resurseve ujore në linjë me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në komunikatë./KP
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër USTRA paralajmëron trafik të rënduar gjatë pushimeve, veçanërisht në autostradat A2 dhe A13, duke ju këshilluar...
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale
-
Qeveria zvicerane do të përdorë të dhënat e telefonit për të identifikuar azilkërkuesit