Kosova
1 milion euro shpërblim në rast të kualifikimit të Kosovës në Botërorin 2026
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar shpërblim prej 1 milion eurosh në rast se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll arrin të kualifikohet për Kampionatin Botëror 2026.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të enjten, Kurti njoftoi për miratimin e 250 mijë eurove si shpërblim për suksesin historik të Kosovës — kualifikimin në plejofin e Botërorit. Ai shtoi se qeveria do të ndajë edhe 500 mijë euro shtesë nëse Kosova e mposht Sllovakinë në ndeshjen e ardhshme.
“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim prej 500 mijë eurosh. Në rast të kualifikimit në Botëror zotohemi për shpërblim prej 1 milion eurosh”, deklaroi Kurti.
Kosova do të luajë më 26 mars në Bratislavë kundër Sllovakisë. Në rast të fitores, ndeshjen vendimtare për kualifikim e zhvillon në Prishtinë, kundër fituesit të përballjes Turqi – Rumani.
Po ashtu, Qeveria miratoi mbi 23 mijë euro shpërblim për klubin e futsallit Prishtina 01, për arritjet e tij në Ligën e Kampionëve.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












