Bota

10 punët më të kërkuara

Pjesa më e madhe e politikave të punëve në distancë nuk është në gjendje të ofrojë elasticitet të vërtetë

Ndërkohë që puna në distancë po bëhet një mundësi standarde për pjesën më të madhe të profesionistëve që nga fillimi i pandemisë Covid-19, një model tjetër i punës po përhapet: puna nga cilido vend në botë.

Pjesa më e madhe e politikave të punëve në distancë nuk është në gjendje të ofrojë elasticitet të vërtetë.

FlexJobs thotë se 95% e punëve në distancë kanë kërkesa gjeografike, pavarësisht nëse është një rajon, vend, shtet apo qytet specifik, sipas FlexJobs, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Kurse në një punë nga cilido vend, punonjësit punojnë “100% në distancë, janë të pavarur nga vendi dhe në shumë raste, edhe të pavarur nga një zonë specifike kohore” – shpjegon Toni Frana, ekspert karriere në FlexJobs, për CNBC Make It.

Për të ndihmuar punëkërkuesit të gjejnë punët më të mira në distancë, që ju lejojnë të punoni nga e gjithë bota, FlexJobs identifikoi profesionet më të kërkuara nga kompanitë, ku ato po punësojnë, duke analizuar databazën e saj të punëve në distancë me numrin më të madh të njoftimeve nga janari deri në qershor 2022.

Të gjithë punët e përfshira në klasifikim ofrojnë mundësi për punë me kohë të plotë ose të pjesshme në distancë, nuk kanë kufizim vendndodhjeje dhe nuk kërkojnë praninë në zyrë.

Më poshtë janë 10 profesionet më të kërkuara, për të cilat kompanitë po punësojnë personel.

Product Designer (projektues produkti)

Writer (shkrimtar)

Product Manager (menaxher produkti)

Executive Assistant (asistent ekzekutiv)

Recruiter (rekrutues)

Social Media Manager (menaxher i rrjeteve sociale)

Marketing Manager (menaxher marketingu)

Graphic Design (grafik dizajner)

UX Designer (dizajner UX)

WordPress Developer (Zhvillues i WordPress)

Senior Software Engineer (inxhinier i lartë softuerësh)

Numri i njerëzve që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është në rritje – një sondazh i kryer së fundi nga Lonely Planet te më shumë se 1400 persona të anketuar nga 6 vende gjeti se 54% e punonjësve e identifikoi veten si “anywhere worker”, – një tip i ri nomadi dixhital që ndan kohën e vet mes punës në distancë dhe udhëtimit.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë kompani po marrin në konsideratë mundësinë për të zgjeruar ofertat për punë në distancë dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë viza për punë në distancë, Frana parashikon se numri i punëve që mund të kryhen nga çfarëdo vendi do të rritet shpejt.

Sipas raportit të FlexJobs, sektorët ku po punësohet numri më i madh i profesionistëve nga cilido vend përfshijnë marketingun, menaxherin e projekteve, shërbimin për klientin dhe teknologjinë.

FlexJobs identifikoi edhe kompanitë të cilat po punësojnë numrin më të madh të punonjësve nga cilido vend në këtë moment – renditja dominohet nga kompanitë teknologjike dhe ndërkombëtare, mes të cilave Airbnb, ConsenSys dhe Wikimedia Foundation.

Të qenët një nomad dixhital mund të jetë një tranzicion i vështirë nga një punë tradicionale nga shtëpia apo hibride. Para se të bëni një kërkim për “një punë nga kudo”, Frana këshillon të përcaktoni një buxhet për shpenzime udhëtimi apo të kërkoni burimet që kompanitë vënë në dispozicion për punonjësit në distancë.