Lajme

10 vendet më sigurimin shëndetësor më të mirë në botë

Instituti i kërkimeve shkencore Legatum me bazë në Londër, ka publikuar shtetet me sigurimin shëndetësor më të mirë në botë

Ky hulumtim është bazuar në atë se sa të shëndetshëm janë njerëzit që jetojnë në këto shtete dhe është ndarë në tri grupe: shëndeti mendor, infrastruktura shëndetësore dhe mundësitë për parandalimin e sëmundjeve.

Shtetet të cilat kanë shënuar indeks më të lartë janë ato shtete të cilat janë cilësuar më të shëndetshme, me ekonomi të zhvilluar dhe me burime të mëdha natyrore, shkruan businessinsider, përcjell albinfo.ch

Në këtë listë prijnë shtetet evropiane, mirëpo befasi janë edhe disa shtete aziatike.

1.Luksemburg
Luksemburgu një shtet i vogël i cili gjendet në mes të Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë, ka arritur të marr pikët maksimale. Jetëgjatësia në këtë vend është 82 vite.

2.Singapori

Edhe një shtet tjetër i vogël që është vendosur në krye të listës. Qytetarët e këtij shteti me afër 6 milionë banorë kanë jetëgjatësinë 83.1 vite.

3.Zvicra

E bukur, me pasuri të madhe por më e rëndësishmja, shumë e shëndetshme. Zvicra i ka të gjitha gjërat që një shtet duhet t`i ketë. Shërbimi saj shëndetësor është global dhe i detyrueshëm për të gjithë banorët e saj.

4.Japonia

Jetëgjatësia në Japoni është 83.7 vite, më e larta në botë. Kjo ka shkaktuar probleme demografike në vend pasi që popullsia është duke u plakur në vazhdimësi.

5.Austria

Vendi i Evropës Qendrore, ka një sistem shëndetësor të bazuar në pagën mujore. Austriakët paguajnë një shumë prej 25 euro në muaj për përfitime shëndetësore.

6.Suedia

Vendet e Evropës Veriore si Suedia, zakonisht renditen në krye të listës sa i përket sigurimit shëndetësore. Burrat suedez jetojnë 4 vite më shumë se mesatarja në botë. Jetëgjatësia e tyre është 80.7 vjet.

7.Norvegjia

Norvegjia, së bashku më shtetet e saj fqinjë skandinave, radhitet ndër shtetet më të mira në botë sa i përket kualitetit të jetesës. Sistemi shëndetësor në Norvegji është falas për të gjithë nën moshën 16 vjeçare, mirëpo të rriturit duhet të paguajnë. Ky shtet shpenzon më shumë për shërbime shëndetësore për kokë banori se çdo vend tjetër në botë.

8.Holanda

Për tri vite me radhë Holanda është renditur në vendin e parë në statistikat e Evropës sa i përket shëndetësisë. Holanda për tri vite më radhë ka shënuar 900 nga 1.000 pikët, të vendosura nga Bashkimi Evropian.

9.Hong Kong

Shteti i vogël Hong Kong, ka 11 spitale private dhe 42 shtetërorë për t`i shërbyer popullatës prej 7.2 milionë banorësh. Në vitin 2012, gratë nga Hong Kong kanë pasur jetëgjatësinë më të madhe në botë.

10.Australia

Me temperaturat perfekte dhe më popullsinë e pakët, Australia renditet si shteti më i shëndetshëm në hemisferën jugore. Jetëgjatësia në ketë vend është 82.8 vite dhe cilësohet si vendi i 4 në botë me jetëgjatësinë më të madhe.