Turizëm

100 mijë turistë vizituan Korçën në 2018-ën

Kryetar i qytetit të Korçës, Sotiraq Filok ka thënë se viti 2018 ishte shumë i mirë për qytetin të cilin ai e drejton pasi edhe numri i turistëve është rritur ndjeshëm. 

Ai ka thënë se gjatë vitit që po e lëmë pas Korça është vizituar nga 100 mijë turistë të huaj e vendor. Po ashtu ky qytet siç raportojnë mediat në Tiranë është desitinacion i turistëve vendor edhe për ti kaluar festat e fundvitit. 

Drejtuesit e hoteleve dhe bujtinave kanë thënë se qysh para një muaji vendet janë rezervuar dhe po thuaj se më nuk ka asnjë vend të lirë.

Përveç muzeve pazarit të rindërtuar Korça ofron atraksione edhe me fshatrat Voskopojë, Dardhën, Vithkuqin apo Boboshticën, qendra të lashta banimi që i kanë mbijetuar kohës.