Mantelbardhët shqiptarë në Austri

1,000 doktorë shqiptarë nga diaspora në shërbim online për mërgimtarët

Platforma online e konsultimeve falas nga mjekët e diasporës shqiptare, që ofrojnë këshillim , jo vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe mbarë Diasporës shqiptare kudo në botë

Mjekët shqiptarë në Evropë kanë marrur një nismë për t’u dalur në ndihmë gjithë shqipëtarve, jo vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe mbarë diasporës shqiptare kudo në botë, shkruan albinfo.ch.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, ka mbledhur nën një kulm mjekët shqiptarë në Evropë, me specializime të ndryshme për t’u vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo që ndodhen në botë, përmes platformës falas për konsultime online rreth COVID-19.

Federata e Mjekëve shqiptarë në Evropë tashmë ka 1,000 anëtarë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në diasporë me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi dhe vlen të theksohet se shumica e tyre janë me specializime të ndryshme.

Elona Meta Haubrich, mjeke e specializuar në Gjermani, tregon për albinfo.ch se qëllimi i gjithë kësaj iniciative ka ardhur nga bashkepunimi i ndërsjelltë dhe shkembimi I eksperiencave të mjekëve shqiptarë nga Evropa, duke e vënë gjithë potencialin e tyre akademik dhe human në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo në botë.

Intervistë me mjekën shqiptare të specializuar në Gjermani Elona Meta Haubrich

 

Na tregoni rreth Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, nga sa mjekë përbehet përafërsisht, pra numrin e tyre i përgjithshëm?

Federata është themeluar në dhjetor të 2019, dhe ka selinë qendrore në Wolfenbüttel në Gjermani. Federata vjen si vijimësi e shoqatës „Mjekët e së ardhmes“, të themeluar në vitin 2006 në Tiranë, kohë në të cilën unë dhe motra ime Dr.Aurora Dollenberg ishim studente të Mjeksisë në Fakultetin shtetëror në Tiranë. Federata ka tashmë 1.000 anëtarë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në diasporë, me prejardhje nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi. Qëllimi i gjithë kësaj është bashkëpunimi dhe shkëmbimi I eksperiencave mes tyre, dhe me tej vënia e këtij potenciali akademik dhe human në sh[rbim të pacientëve shqiptarë brenda dhe jashtë saj.

 

Nga kush erdhi ideja e themelimit të platformës falas për konsultim me mjekët?

Pandemia e covid 19 nxorri e pah edhe më shumë domosdoshmërinë e mjekëve. Ne si Federatë ndjemë përgjegjësinë të ndihmojmë bashëeathdhetarët tanë dhe në pamundësi të pranisë fizike, menduam të hartojmë këtë platformë ku mund t‘i përgigjemi pyetjeve të shqiptarëve kudo që janë .

Falë avancimit të teknologjisë, Federata ka integruar në faqen e saj zyrtare një platformë online për konsulta falas me mjekë nga 27 vende të Evropës, dhe SHBA-ve.

Mjekët, ju përgjigjen nevojave të pacientëve në lidhje me koronavirusin , por edhe problemeve të tjera shëndetësore, në një kohë kur kontakti direkt me mjekun është i pamundur.

Gjithçka mundësohet në kohë reale, mjafton të futesh në faqen e Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë:

 https://amfe-federation.eu/konsulta/mjeku-europe/

Aty mund t‘u drejtohen me pyetje mjekëve duke marr prej tyre pergjigje.

 

A ka shumë të interesuar për konsultime?

Po, ka shumë të intersuar nga shqiptarët e diasporës, por edhe të trevat shqipatare që na shkruajnë, ku pyetjet më të shpeshta janë rreth situatës dhe përhapjes së koronavirusit në shtete të ndryshme.

Këshilla për të kaluar pa stres gjendjën e karantiminit, ka qene interesi i shumë qytetarëve.

Por, ka edhe nga ata që kanë patur nevojë për këshilla rreth semundjeve të tjera, që kanë, apo janë ndeshur përgjatë periudhës së izolimit.

 

Pyetjet e tyre a kanë të bëjnë më shumë rreth simptomave apo nga frika në përgjithësi?

Pyetje më të shpejta janë frika nëse janë të infektuar duke qene[ se kishin shenja të lehte të një infeksioni viral dhe nëse duhet të bënin testin apo duhet të prisnin ndoshta edhe për një kohë. Gjithashtu janë paraqitur edhe pyetje të përgjithshme që nuk kanë patur lidhjen e Infeksionin prej COVID 19. Ne japin vazhdimisht informacione në lidhje me të rejat e fundit të trajtimit të infektuarve dhe referimin e faktorëve rrezikues edhe ata mbrojtës ndaj përhapjes së infeksionit.

 

Nëse një person ka shqetësime rreth simptomave, si mund të qaset ne web-in për konsultime me ndonjë mjek? Pra ciltë janë hapat që duhet ndjekur?

Adresa ku mund të klikosh konsult falas është kjo: https://amfe-federation.eu/konsulta/mjeku-europe/

Por, përveç kësaj mjekët që janë anëtarë edhe pse kanë arritur majat e suksesit në Mjëkësinë evropiane  gjejnë kohë të angazhohen vullnetarisht në mbështetje të shqiptarëve me konsultime mjekesore. Ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre kanë bërë video sensibilizuese duke referuar për gjendjen e COVID-19 në vendet ku jetojnë dhe punojnë, masat që duhen marrë për minimizimin e përhapjes se COVID-19 si dhe të rejat e fundit shkencore në lidhje me trajtimin e Infeksiont prej koronavirusit.

Platforma e juaj, a ka edhe psikolog në dispozicion për konsultime

Po, nënkryetarja e Federatës preveçse është mjeke Urgjence dhe familje, është edhe Psikoterapeute duke ndikuar me profesinalitetin e saj tek qytetarët të cilët ndihen të stresuar apo në ankth në këtë kohë pandemie . Ajo këshillon vazhdimisht çfare masash duhet të merren për të eliminuar faktorët negativ që ndikojnë në rritjen e gjendjes psikologjike të qytetarët shqiptarë.

/Albinfo.ch.

 

"Federata Europiane e Mjekëve Shqiptarë”

Kushdo që ndodhet në diasporë, respektivisht në Evropë, e po ashtu kjo vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë nevojë për konsultime, rreth simpomave të COVID-19 dhe ndihmës psikologjike, mund t’i kontaktojë Specialistët më të mirë të mjekësisë në Evropë. E gjitha kjo falas! "Federata Europiane e Mjekëve Shqiptarë”

Publiée par albinfo.ch sur Vendredi 17 avril 2020