Lajme
1000 veta në Gjenevë protestojnë kundër masave të koronavirusit
Folësit, në fjalimet e tyre, kanë denoncuar mbajtjen e maskave, "gënjeshtrat e medias" dhe "masat shtrënguese të politikanëve"
Në Gjenevë, rreth një mijë njerëz janë tubuar në Place des Nations të shtunën pasdite dhe kanë protestuar kundër masave për mbrojtje nga koronavirusi. Demonstrata ishte miratuar nga autoritetet e qytetit, shkruan sda.ch.
Një numër folësish kanë dalë njëri pas tjetrit gjatë pasdites në podiumin e ngritur në “Place des Nations”, përballë selisë së OKB, transmeton albinfo.ch. Ata, në fjalimet e tyre kanë denoncuar mbajtjen e maskave, “gënjeshtrat e medias” dhe “masat shtrënguese të politikanëve”.
Vetëm një pakicë shumë e vogël e demonstruesve mbanin maska mbrojtëse. Disa të tjerë kishin vënë maska kundër gazit. Një protestues kishte mbuluar kokën me një maskë me hundë në formë të sqepit, që disa mjekë në Evropë mbanin kur trajtonin të sëmurët nga murtaja në mesjetë.
Është brohoritur po ashtu kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila është afër sheshit të përmendur, përcjell albinfo.ch. Kjo organizatë është akuzuar për dëshirën e saj që të bëjë vaksinime në të gjithë botën, sipas protestuesve, dhe që të jetë në duart e grupeve të caktuara të interesit.
Folësit e ndryshëm kanë kundërshtuar të jenë ekstremistë të djathtë, komplotistë, racistë ose psikopatë. Sipas mendimit të tyre, bëhet fjalë vetëm për vetëmobilizim për të dalë nga një situatë “konfuze”, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë duhet kthyer në një jetë në të cilën ia vlen të jetosh, në të cilën është e mundur të “marrësh frymë lirisht dhe të lëvizësh lirshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












