E-Diaspora
Urra Zvicër!
Mendimet shoviniste nuk kanë vend në fushën e gjelbër
Në një kronikë të kohëve të fundit, një komentator sportiv jashtë Sarinës dërgoi një mesazh fyes kundër lojtarëve me origjinë kosovare që luajnë në ekipin kombëtar. Ai i pyeste ata nëse mendojnë ta braktisin ekipin zviceran. Ky gjykim i rëndë erdhi në prag të një klime ku mbretëronte dyshimi i krijuar nga opinioni publik pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe frika se disa prej këtyre lojtarëve do ta lënë ekipin zviceran. Fjalët e gazetarit janë bazuar në thashethemet e thurura nga deklaratat e disa prej këtyre lojtarëve të dhëna para dy vjetësh, në të cilën ata nuk e përjashtonin mundësinë për të zgjedhur një ditë fanellën e Kosovës.
Në bazë të fakteve, kjo deklaratë është dhënë shpejt, sepse në kontekstin e zhvillimeve aktuale, lojtarët në fjalë nuk kanë sugjeruar asgjë të tillë. Në të kundërtën, edhe Valon Behrami, lojtar në fund të karrierës, i cili potencialisht do të kishte mundur të mendojë një gjë të tillë, qoftë edhe për opurtunizëm, e kishte hedhur poshtë këtë hipotezë. Ka disa ditë Granit Xhaka vendosi sërish “kishen në mes të fshatit” në mënyrë të qartë, duke deklaruar se nuk do të shkëmbejë fanellën e kombëtares, pavarësisht pranimit të Kosovës në FIFA.
Mund të kuptojmë lehtë shqetësimet legjitime të profesionistëve të futbollit zviceran, të cilët drojnë se lojtarët e talentuar me origjinë migrante të kthehen të luajnë për kombëtarën e vendit të tyre të origjinës. Sikur ishte rasti me Ivan Rakitiqit, i cili në vitin 2007 pati vendosur të luajë me fanellën e Kroacisë, ndërsa ishte trajnuar nga Zvicra. Megjithatë, është e qartë se në fund të fundit, llojet e e gjykimeve të mësipërme përmbajnë diçka shpirtzezë, meqë ata shkojnë deri te pika ku pohojnë se në qoftë se këta lojtarë veshin fanellën si një “martesë të detyruar”, atëherë do të jetë një shans për Zvicrën në qoftë se ata e braktisin atë.
Mendimet shoviniste nuk kanë vend në fushën e gjelbër
Në fakt, kjo procedurë, e cila mundohet të hedhë dyshime mbi angazhimin për kryqin e bardhë të lojtarëve të Nati-së me origjinë nga Ballkani, është i papranueshëm. Ky lloj diskursi mbi identitetin dërgon një mesazh të ndërlikuar, sepse ai pretendon të jetë zëri i vërtetë i Zvicrës, i cili pretendon të jetë bartësi i vlerave në krahasim me zviceranët, të cilët janë zviceranë vetëm në letër.
Mendimet shoviniste nuk kanë vend në fushën e gjelbër, për shkak se futbolli zviceran rrezaton gjithashtu falë dhe diversitetit. Shaqiri veç sa na rikujtoi, duke thënë se ai do të luajë me zemër për fanellën e kuqe me kryq të bardhë. Në fakt, ai dhe shokët e tij nuk kanë nevojë të japin dëshmi, sepse ata kanë fituar zemrën e të gjithëve, qofshin zviceran – vendës, ose të natyralizuar apo emigrantë. Së fundi, edhe në qoftë se zemra e tifozëve me origjinë emigrante mund natyrshëm të rrahë për ekipin e kulturës së tyre të origjinës, Nati, efikase dhe multikulturore na bashkon dhe na bën të gjithëve të ëndërrojmë.
Urra Zvicër!
Shkrim i botuar në gazetën frankofone “24 Heures” me 21-22 maj 2016
E-Diaspora
-
Kurti takon sot mërgatën në Oslo Sot më 8 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe...
-
Pas Tiranës, Saimir Pirgu në Prishtinë
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025