Maqedonia
119 mijë vaksina të parapara për Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se BE do të ndajë 119 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.
Ajo thotë se këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev dhe se janë bashkë në këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.“Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit. 119.000 doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji dhe deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Ndryshe, këto vaksina janë pjesë e 651 mijë dozave “Pfizer”, të parapara për punonjësit shëndetësor dhe grupet në rrezik në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë blerë me mjete të BE-së për shtetet e rajonit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë Fillimi i pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa Spanja, Portugalia dhe... -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut













