Kuriozitete
14 fakte interesante rreth ëndrrave
Ëndrrat janë pjesë e ‘pandashme’ e gjumit tonë, dhe mbase shpesh herë e keni pyetur veten pse shohin ëndrra njerëzit, apo çfarë kuptimi kanë ato.
Andaj, albinfo.ch ka përzgjedhur disa fakte interesante rreth ëndrrave, nga seriousfacts.com.
Thuhet se njerëzit harxhojnë rreth gjashtë vjet të jetës së tyre duke ëndërruar.
Egjiptianët ishin të parët që prodhuan një fjalor të ëndrrave në vitin 4000 p.e.s.
Njerëzit mund të shohin rreth 3 deri në 7 ëndrra brenda natës.
Është e pamundur të ëndërrojmë gjatë kohës sa gërhasim.
Të vegjëlit nuk ëndërrojnë deri në moshën trivjeçare.
Edhe njerëzit e verbër mund të shohin ëndrra.
Makthet iu ndodhin më shumë fëmijëve se sa të rriturve.
Sa më e ftohtë të jetë shtëpia, aq më të këqija janë ëndrrat.
Uilliam Shekspiri i përdorte ëndrrat e tij për të nxjerrë personazhe të reja për librat e tij.
Disa nga shpikjet, si tabela periodike, Google e makina për qepje, ishin frymëzuar nga ëndrrat.
Shkenca që studion ëndrrat është e njohur me emrin Oneirology.
Në Greqinë antike besohej se ëndrrat ishin mesazhe nga Zoti.
Të gjitha fytyrat që shihni në ëndërr janë fytyra që i keni parë më herët, qoftë me ose pa vetëdije.
Depresioni mund ta rrisë numrin e ëndrrave që shihni.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












