Shqipëria
15-vjeçarja që po përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës për Ski
Është debutuesja me moshën më të re në historinë e kupës së botës. Cilido qoftë rezultati, skiatorja Lara Colturi do të fitojë këtë titull më 22 tetor.
Vetëm 15 vjeç, Lara konsiderohet një fenomen sportiv për nga arritjet dhe synimet. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në garën në Kili dhe fitoi vendin e parë.
Presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi, e konsideron arritje mundësinë për t’u përfaqësuar nga një kampione si Lara.
“Lara është një fenomen, konsiderohet nga shtypi botëror fenomeni më i madh i skive për momentin. Ajo vjen pas fitores së kupës së Amerikës Latine. Shqipëria nuk kishte parë kurrë fitoren e një cirkuiti kaq të madh ndërkombëtar”, u shpreh ai.
Në garën e të shtunës në Austri marrin pjesë 100 skiatorët më të mirë të botës, ku garon edhe Lara, por vendi i parë, për nga mosha dhe eksperienca e sportistëve të tjerë pjesëmarrës, nuk është i lehtë për t’u arritur.
Elvis Toçi ndau dhe një detaj që fatkeqësisht mund t’i ndikojë 15-vjeçares në performancën e saj.
“Lara për fat të keq ka temperaturë. Kemi akoma ditë deri të shtunën, mamaja e saj që është dhe drejtoresha teknike, ka shumë shpresë që antibiotiku të bëjë punën e vet, por ky është fati. Megjithatë kampionët kanë shpirt kampioni”, tha presidenti i Federatës.
Çfarë ngelet është të presim siparin e kupës së botës për ski dhe t’i japim mbështetjen e duhur italianes që përfaqëson vendin tonë në mënyrën më dinjitoze të mundshme.
Njësoj si Formula 1, kampionati do të organizohet çdo dy javë në një shtet të ndryshëm. Gara tjetër do të jetë në Finlandë, më pas në Itali, Austri, Amerikë, Kanada dhe mbyllet në fund të prillit në Itali, në vendlindjen e Larës.
Lara ka pasaportë shqiptare, njësoj edhe nëna e saj, e cila është njëherazi trajnerja e Larës, e mori këtë pasaportë vetëm e vetëm për të stërvitur kombëtaren e Shqipërisë./EuronewsAlbania
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran












