Lajme
16 javë pushim prindëror në rast të vdekjes së njërit prind
Me votimin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, prindi i mbijetuar tani duhet të marrë pushimin e prindit të vdekur
Ndodh rrallë, por është tragjike: çdo vit, katër deri në pesë gra në Zvicër vdesin nga ndërlikimet e lindjes. Sot, e drejta e lejes 14-javore të lehonisë nuk vlen më kur nëna vdes. Dhoma Ncionale tani kërkon ta ndryshojë këtë dhe për këtë arsye miratoi nismën parlamentare “Leje lehonie për baballarët e mbijetuar”.
“Është e vështirë të imagjinohet se çfarë sfidash duhet të përballet prindi i prekur në rast vdekjeje përveç pikëllimit”, është shprehur Këshilltarja Kombëtare e GLP, Tiana Angelina Moser. Prandaj është edhe më e habitshme që kjo situatë nuk është rregulluar deri më sot, transmeton albinfo.ch. “Tani ka një zgjidhje që në ato pak raste krijon siguri dhe kohë për t’u kujdesur për të porsalindurin dhe për të riorganizuar jetën.
Me të renë, prindi i mbijetuar tani duhet të marrë pushimin e prindit të vdekur, transmeton albinfo.ch. Kështu që , nëse nëna vdes gjatë pushimit të lehonisë, babai duhet të jetë në gjendje të marrë edhe 14 javë shtesë, përveç dy javëve të lejes së atësisë, të cilat gjithsesi i takojnë, shkruan srf.ch.
Nga ana tjetër, nëse babai vdes, dy javët e pushimit të atësisë duhet t’i kalojnë nënës. Çështja tani shkon në Dhomën e Kantoneve (Senat) të Parlamentit të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut? Pashkët dhe pushimet e pranverës janë ndër kohët e pikut. Kërkohet personeli, duke përfshirë ata nga...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër